Kolegjiumi Pedagogjik

Kolegjiumi Pedagogjik

Kolegjiumi pedagogjik është organi më i lartë profesional në Shkollë. Anëtarët e këtij këshilli janë:

  • Drejtori i shkollës
  • Ndihmës drejtorët
  • Bashkëpunëtorët profesional
  • Udhëheqësit e këshillave të klasave
  • Udhëheqësit e të gjithë këshillave profesionale
  • Përfaqësues të dy ekipeve punuese në Shkollë:
  • Përfaqësuesi i ekipit për planifikim zhvillimor
  • Përfaqësuesi i ekipit për zhvillim të programit shkollor

Kolegjiumi pedagogjik është formuar me qëllim të organizimit më të mirë të punës në shkollë si dhe komunikim më të shpejtë e më efikas e gjithashtu edhe realizimin e punëve të ndryshme në shkollë.

Kolegjiumi Pedagogjik për vitin shkollor 2018/2019
Detyrat e Kolegjiumit Pedagogjik janë:
  • vendosja e komunikimit më efikas në relacionin udhëheqësi e shkollës – të punësuarit;
  • pjesëmarrja dhe asistenca në ndarjen e orëve (teori, ushtrime dhe mësim praktik) sipas lëndëve mësimore dhe mësimdhënësve;
  • pjesëmarrja në zgjedhjen e teksteve mësimore, mjeteve mësimore, furnizimin e kabineteve, laboratorëve dhe punëtorive si dhe materialeve shpenzuese në shkollë;
  • pjesëmarrja në propozimin e masave për modernizimin e procesit mësimor dhe eliminimin e lëshimeve eventuale në realizimin e tij, e gjithashtu unifikimin e kriterit të vlerësimit;
  • shqyrtimi i suksesit të nxënësve si dhe propozimi i masave për përmirësimin e tij;
  • aktivitete tjera janë edhe organizimi i mësimit shtues dhe plotësues, pastaj përpilimi dhe analiza e rregulloreve të ndryshme për punën e shkollës si dhe propozimi i masave për përmirësimin e cilësisë dhe organizimit të punës në shkollë;

Realizimin e detyrave të caktuara të gjithë anëtarët e Kolegjiumit Pedagogjik e bëjnë sipas Planit dhe programit të paraparë për kolegjiumin pedagogjik për vitin shkollor përkatës.

Shpërndaje në: