Parlamenti i Nxënësve

Parlamneti i Nxënësve

Parlamenti i nxënësve është një institucion formal i garantuar ligjërisht që u lejon nxënësve një mënyrë demokratike për të përfaqësuar interesat e të gjithë nxënësve në shkollë, si dhe pjesëmarrjen e nxënësve në vendimmarrje që i prek ata drejtpërdrejt.

Rëndësia e ekzistimit të parlamentit të nxënësve
  • Parlamenti i nxënësve garanton liritë themelore të nxënësve, nëpërmes realizimit të drejtave në lirinë e fjalës, lirisë së shoqërimit, lirinë e të shprehurit të opinionit …
  • Parlamenti i nxënësve mundëson zhvillimin personal të nxënësve.
  • Siguron mundësinë e vendimmarrjes kolektive përmes parlamentit të nxënësve dhe kontribuon në përmirësimin e atmosferës dhe jetës së shkollës.
  • Kontribuon në zhvillimin e një marrëdhënieje kolektive dhe ndërtimin e partneriteteve me profesorët, bashkëpunëtorët profesionalë, drejtorët dhe autoritetet shkollore.
  • Parlamenti i nxënësve është një vend që lejon bashkëpunimin, duke respektuar argumente dhe qëndrime të ndryshme.
  • Parlamenti i nxënësve nënkupton miratimin e njohurive dhe vlerave demokratike nëpërmjet pranimit të diversitetit.
  • Parlamenti i nxënësve mundëson zhvillimin e një kulture demokratike.
  • Ofron një komunikim më të mirë dhe inkurajon miratimin e vendimeve të përbashkëta të pranueshme për të gjitha palët.

Parlamenti i nxënësve në shkollën tonë përbëhet nga dy përfaqësues nga secila paralele. Anëtarët e parlamentit i zgjedhin nxënësit e bashkësisë së paraleles për çdo vit shkollor, ndërsa kryetarin e zgjedhin anëtarët e parlamentit.

Parlamenti përcakton dy përfaqësues të nxënësve që marrin pjesë në punën e Këshillit të shkollës, përkatësisht bordit të zgjeruar të Këshillit shkollor, në pajtim me Ligjin.

Shpërndaje në: