Enesi, nxënës i shkollës tonë, mori pjesë në konkursin e artit me temën “Teknologjitë e reja për një botë më të mirë” dhe arriti të renditet ndër 12 punimet më të mira nga gjithsej 178 punime të dërguara nga shkollat e mesme. Gjatë ceremonisë të ndarjes së çmimeve, Enesi u shpërblye me një telefon dhe diplomë nga EuPro.
Projekti kishte për qëllim të inkurajonte të rinjtë të përdorin kreativitetin dhe aftësitë digjitale për të treguar se si teknologjia mund të përmirësojë jetën e njerëzve dhe të transformojë botën përreth nesh.
Krenarë për këtë sukses!



