Orë e përbashkët mësimore të nxënësve tanë dhe të shkollës së mesme profesionale “Shën Sava” nga Bujanoci

Sot, ne shkollën tonë u zhvillua një orë e përbashkët mësimore me nxënësit nga shkollat e mesme “Sezai Surroi” dhe “Shën Sava” në Bujanoc.

Ora mësimore u mbajt në lëndën e gjuhës angleze nga mësimdhënse Suzana Latifi dhe Jelena Jovanovic.

Edhe pas përfundimit të projektit ,,Qyteti ynë, shkollat tona” i realizuar nga Trupi Koordinues i Qeverisë së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Grupa 484 dhe Fondacioni për Fëmijë Pestalozzi shkolla jonë vazhdon të mbështesë qëllimet e tij në praktikën mësimore.

Aktiviteti ofroi mundësi për të integruar përvojat e nxënësve në një mjedis të sigurt dhe të respektueshëm, duke nxitur:

  • pjesëmarrje aktive në mësim,
  • bashkëpunim ndërmjet nxënësve,
  • shprehje dhe ndarjen e ideve,
  • përforcimin e vlerave të tolerancës dhe mirëkuptimit.

Ky aktivitet tregon qartë se projektet nuk mbarojnë me datën e tyre zyrtare, përkushtimi për arsim cilësor dhe zhvillim të aftësive sociale dhe emocionale të nxënësve vazhdon përmes veprimeve konkrete në mësim dhe aktivitete shkollore.

Nga shërbimi i shkollës.

Shpërndaje në: