Bursa të plota për studentët nga Lugina

Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik, për studentët e Bujanocit, preshevës dhe Medvegjës, ofron bursa të plota. Gjatë takimit me drejtorin e shkollës së mesme Zejni Fejzullahu, biznesmeni i njohur nga Turqia Tamer Turker dhe sekretari i përgjithshem i Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik Visar Ramadani, premtuan se do ti heqin harxhimet për rregullimin e lejeqëndrimit dhe nostrifikimin e diplomave. 
Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup për studentët ofron edhe studime një vjeçare në Turqi apo vende të tjera të Europës, mundësi kjo për të krijuar përvoja ndërkombëtare në arsimimin universitar.
Afati për dorëzimin e dokumenteve në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik është deri më datë 10 tetor 2018.
Për informata më të hollësishme vizitoni linkun https://ibu.edu.mk/sq/

Shpërndaje me: