Ueb sajti modern i shkollës tonë

Kohët moderne kërkojnë edhe prezantime më të përshtatshme të përmbajtjeve në Internet, andaj po ju prezantojmë Ueb-sajtin e ri të shkollës tonë në domenin tash të njohur:

www.sezaisurroi.com

Karakteristikë e sajtit të ri është responsiviteti, pra, pamja e mirë e përmbajtjes në të gjitha pajisjet me ekrane të ndryshme, si kompjuterë personal, laptopë, tablet PC dhe telefona të mençur.

Ueb-sajti është në fazën eksperimentale, i furnizuar vetëm me të dhëna thelbësore në aspektin e informimit për shkollën tonë, andaj nevojitet që të furnizohet me materiale dhe të dhëna tjera shtesë ashtu që të bëhet një platformë e pasur, ku vizitorët e posaçërisht nxënësit tanë të mund informohen, të shkarkojnë materiale por edhe të mësojnë online.

Suksese!

Shpërndaje me: