Vizitë e komisionit për Arsim dhe Informim i parlamentarëve shqiptarë në Bujanoc

Komisioni Parlamentar për Arsim dhe Informim i Parlamentit të Shqipërisë, i udhëhequr nga Alfred Peza, gjatë vizitës zyrtare Luginës së Preshevë svizitoi edhe shkollën e mesme “SezaiSurroi”, ku u prit nga nxënësit, personel iarsimor dhe drejtori i shkollës ZejniFejzullahu.Me këtë rast drejtoria injoftoi me gjendjen dhe kushtet në shkollë, duke potencuar se shkollat e mesme në Luginë, edhe pse mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, punojnë pa tekste shkollore në gjuhënshqipe.

Pastaj delegacioni nga Shqipëria vizitoi bibliotekën e shkollës, kabinetet edhe nxënësit, ku u njoftuan me kushtet në të cilat mësojnë ata.

Komisioni parlamentar dhe përfaqësuesja e Ministrisë së Arsimit zonja Adriana Berberi premtuan se do të ndihmojnë bibliotekën me libra. Fatmir Toçi premtoi libra të zhanreve të ndryshme për bibliotekën e shkollës. Parlamentarët u ndanë të kënaqur me rastin e vizitës në shkollës sonë.

Shpërndaje në: