Nxënësit e shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, më 08.06.2024, mbajtën mbrëmjen e maturës. Restauranti “Breta Palace” ishte përgatitur enkas për maturantët.
Shërbimi i shkollës dhe kujdestarët e paraleleve: Adelina Asani IV-1, Imran Aqifi IV-2, Zgjim Asani IV-3, Fatlume Lutfiu IV-4, Shermine Beqiri IV-5, Bekim Kasumi IV-6, Rafet Xhelili IV-7 dhe Begzad Aliu III-7, bënë organizimin e mbrëmjes së maturës.