Mbrëmja e maturës me maturantët për vitin shkollor 2023/2024

Nxënësit e shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, më 08.06.2024, mbajtën mbrëmjen e maturës. Restauranti “Breta Palace” ishte përgatitur enkas për maturantët.

Shërbimi i shkollës dhe kujdestarët e paraleleve: Adelina Asani IV-1, Imran Aqifi IV-2, Zgjim Asani IV-3, Fatlume Lutfiu IV-4, Shermine Beqiri IV-5, Bekim Kasumi IV-6, Rafet Xhelili IV-7 dhe Begzad Aliu III-7, bënë organizimin e mbrëmjes së maturës.

Shkolla ndau mirënjohje për maturantët e dalluar:

  • Klasa IV-1: Doruntinë Saqipi
  • Klasa IV-2: Valon Hajredini
  • Klasa IV-3: Ledona Abdili
  • Klasa IV-4: Anisa Tefiku
  • Klasa IV-5: Alejna Halimi
  • Klasa IV-6: Andi Salihu

Më i dalluari prej tyre për katër vite shkollim ishte Andi Salihu nga klasa IV-6, profili arsimor Elektroteknik i Kompjuterëve i cili njëherit u përzgjodh edhe nxënës i gjeneratës.

nga Shërbimi i shkollës

Andi Salihu,
Nxënës i gjeneratës
Shpërndaje në: