Sot, në shkollën tonë u shënua “25 Nentori” – DITA NDËRKOMBËTARE E ELIMINIMIT TË DHUNËS NDAJ GRUAS, me ç’rast nxënësit e viteve të para dhe të dyta kanë përgaditur një prezantim me disa mesazhe me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave.
Udhëheqëse e projektit ishte psikologia e shkollës Arta Hasani-Maksuti.