Përfundoi me sukses projekti ,,Flipped learning to be more successful” nga Erasmus+

Në kuadër të projektit janë realizuar vizita në Republikën Çeke, Turqi dhe Austri.

Në muajin tetor 10 nxënës nga shkolla jonë  dhe dy profesor qëndruan në Pragë, ku patën mundësinë të njihen me sistemin e edukimit dhe arsimimit në këtë vend, u vizituan shkolla të ndryshme ku pëten mundësi te shohin mënyrën e realizimit  të mësimit në këto shkolla  përmes metodës ,,Flipped learning to be more successful”  po ashtu vizituan pjesë të ndryshme të qytetit.

Gjatë muajit nëntor, dy mëmesimdhënës nga shkolla jonë morën pjesë në trajnim  një javor në Antalya, ku patën mundësi të trajnohen në fushën e dukimit dhe arsimimit, vizituan disa shkolla me qellim njohjen e realizimit të mësimdhënies në vende të ndryshme.

Vizita e fundit u bë ne qytetin e Vienës ku morën pjesë dy mësemdhënës dhe psikologu i shkollës. Qëllimi i kësaj vizite ishte  ,,Job shado”  në fushën e edukimit dhe arsimimit,  vizita e shkollave, dhe njohja me sistemin edukimit.

Ky projekt u financua nga Erasmus + Fondacioni tempus.

Shpërndaje në: