Në kuadër të programit US Speakers, në Qendrën për Promovim dhe Shkencë në Beograd u organizua një punëtori me pjesëmarrjen e Robert Grover, krijues i pajisjes Databot – një mjet inovativ për arsimin STEM që kombinon sensorët, inteligjencën artificiale dhe mjete softuerike për të nxitur interesin e nxënësve në shkencë dhe teknologji. Grover, me përvojë të gjerë në zhvillimin e kurrikulave, produkteve dhe modeleve të biznesit, ndau njohuritë e tij me pjesëmarrësit.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe koordinatori i “makers-labit” të shkollës sonë,profesori Izeir Islami, i cili nga Nordeus Fondacioni përfitoi një pajisje Databot, një laptop dhe një printer A3+ me ngjyra.
Këto mjete pasuruan kabinetin tonë të ndërmarrësisë, shkencës dhe teknologjisë, duke përgatitur më mirë gjeneratat e reja për sfidat e së ardhmes.
Nga shërbimi i shkollës.
