Punëtori e organizuar së bashku me shkollën e mesme profesionale “Sveti Sava”

Sot, nxënësit e shkollës sonë së bashku me profesoreshën Jelena Ranđelović morën pjesë në punëtorinë “Pa filtra: barazia ≠ trajtimi i barabartë”, e organizuar për nxënësit/et e parlamenteve të nxënësve të shkollave të mesme Sveti Sava dhe Sezai Surroi.

Përmes punës interaktive, diskutimit dhe shembujve praktikë, pjesëmarrësit patën mundësinë të trajtojnë tema si stereotipet, paragjykimet dhe diskriminimi mbi baza të ndryshme, si dhe të zhvillojnë më tej aftësitë e të menduarit kritik, dialogut dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.

Besojmë se ndryshimet fillojnë me dialogun, ndërsa pikërisht të rinjtë kanë fuqinë të ndërtojnë më tej një shoqëri të bazuar në respekt, vlerësimin e dallimeve dhe barazinë.

Punëtoria është konceptuar nga Borivoje Lazić, pjesëmarrës në Programin e praktikës profesionale të Misionit të OSBE-së në Serbi, i cili është praktikant në Institucionin e Komisionerit për Mbrojtjen e Barazisë.

Shpërndaje në: