Maturantët e shkollës “Sezai Surroi”,të shtunën me datë 10.06.2023 festuan mbrëmjen e maturës.
Eventi u mbajt në hapësirën e restaurant “5 Yjet” në Bujanoc, duke filluar nga ora 18:00 deri në orë 24:00, ashtu edhe si ishte planifikuar.
Gjatë gjithë ceremonisë mbretëroi një atmosferë argëtuese nga maturantët.
Gjatë mbrëmjes u ndanë mirënjohje për nxënësin më të dalluar nga secili drejtim, kurse nxënës i gjeneratës u zgjodh Qetin Aqifi nga drejtimi i mjekësisë.
Të dashur maturantë, edhe pse zilja e fundit për ju rrahu, kjo është vetëm se një fund i një fillimi të ri në jetën tuaj. Prandaj ne, si drejtori e shkollës së bashku me bashkëpunëtorët profesional dhe me gjithë kolektivin e shkollës ju urojmë nga zemra në radhë të parë shëndet, suksese dhe shumë fat në rrugëtimin e arritjes dhe realizimit të ëndrrave të juaja. Qofshi gjithmonë mirë! – ishte fjala e drejtorit të shkollës.
Nga shërbimi i shkollës.