Në sallën e edukatës fizike të shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, ku përveç maturantëve ishin present edhe një numër i prindërve të tyre dhe personeli arsimor, Drejtori i shkollës Zejni Fejzullahu, pasi i përshëndeti të pranishmit, falemenderoi maturantët për angazhimin e tyre gjatë këtyre katër viteve në procesin arsimor dhe sjellje shembullore.
Si nxënës shumë i dashur i gjeneratës ishte Ardit Aliti, i cili u shpërblye me mirënjohje nga Drejtori i shkollës. Gjithashtu edhe maturanti Diar Idrizi u shpërblye me mirënjohje për sukses të shkëlqyeshëm dhe sjellje shembullore.
Art Ebibi u shpërblye me mirënjohje si nxënës i gjeneratës 2021/22. Arti tregoi rezultate nëpër gara të të gjitha niveleve ku prezantoi shkollën tonë. Ishte nderë për shkollën që kemi nxënës të tillë.
Kujdestari Mensur Avdiu falemenderoi Artin dhe gjithë nxënësit tjerë për punën e tyre gjatë këtyre viteve.
Ndërsa nxënësi i gjeneratyës gjithashtu ishte shumë falemenderues ndaj gjithë personelit arsimor që u angazhuan në procesin arsimor si dhe në drejtorinë e shkollës për përkujdesje maksimale në mirëvajtjen e procesit edukativo-arsimor.
Shumë suksese maturantëve në rrugëtimin e një fillimi të ri.