Komuna e Bujanocit ndanë mirënjohje për nxënësit pjesëmarrës të garave regjionale të Fizikës

Tre nxënësit pjesëmarrës në garat regjionale të Fizikës bashkë me dy mësimdhënësit e tyre të cilët ishin në cilësinë e mentorëve, si dhe drejtorinë e shkollës së vetme të mesme në gjuhën shqipe në Komunën e Bujanocit i ka pritur në një takim mirënjohës i pari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.

Kryetari i komunës sv Bujanocit, Nagip Arifi ka pritur tre nxënësit e dalluar të Shkollës së Mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, të cilët më 27 mars në garat regjionale të Fizikës të mbajtura në Gjimnazin “Bore Stankoviq” të Vrajës, ishin të pakonkurrencë duke u plasuar në dy vende të para dhe një vend të dytë.

Ana Mustafa, nxënëse e viti të parë në drejtimin e Gjimnazit, me mentor profesor Baki Rexhepi, arriti numrin maksimal të pikëve duke e zënë vendin e parë në kategorinë Gama. Po në këtë kategori i pari për vitet e treta doli edhe Florent Latifi, ndërsa Dren Aliu ishte i dyti, mentorë e të cilëve ishte profesoresha e Fizikës, Vjollca Rexhepi.

Kryetari i Komunës së Buajnocit ka inkurajuar nxënësit, arsimtarët dhe drejtorin e shkollës Zejni Fejzullahu për suksesin e dëshmuar, ndërkohë që u ka premtuar përkrahje maksimale në drejtim të arritjes së kushteve më të mira për mësimxënie në shkollën e tyre.

“Ishte kënaqësi që sot të mirëpres nxënësit e dalluar të Shkollës së Mesme “Sezai Surroi”, të cilët me suksesin e tyre tash e tri vite po na bëjnë krenarë. Pa dyshim se suksesi i tyre është pasqyrim i punës së palodhshme të profesorëve të Fizikës, profesorit Baki Rexhepi si dhe profesoreshës Vjollca Rexhepi e edhe drejtorit të shkollës Zejni Fejzullahu, të cilët i inkurajoj dhe ju premtoj përkrahje të vazhdueshme në arritjen e sukseseve të reja”, ka thënë Arifi.

Nxënësit fitues të garave kanë kërkuar nga përfaqësuesit institucional gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme në sigurimin e teksteve mësimore, mungesa e të cilëve po reflektohet në suksesin e përgjithshëm të tyre.

Përfaqësuesit e komunës kanë vlerësuar se do të vazhdojë të punojë në ngritjen e cilësisë në arsim duke mbështetur veçanërisht nxënësit e dalluar.

Shpërndaje në: