Mirënjohje nxënësve dhe arsimtarët që morën pjesë në Garat regjionale të Fizikës

Drejtoria e Shkollës së Mesme “Sezai Surroi”, tre nxënësve pjesëmarrës në garat regjionale të Fizikës dhe dy mentorëve të tyre u ka ndarë mirënjohje në shenjë vlerësimi për suksesin e arritur.

Zejni Fejzullahu, drejtori në shkollën e vetme të mesme në Bujanoc me mësim në gjuhën shqipe, ka uruar nxënësen e vitit të parë në drejtimin e Gjimnazit Ana Mustafa, e cila u dallua për nga numri i pikëve të arritura në garat regjionale të Fizikësn. Gjithashtu mirënjohje iu nda edhe nxënësit Florent Latifi që doli i pari për vitet e treta si dhe Dren Aliu që ishte i dyti po për vitet e treta. Drejtori i shkollës ka nda mirënjohje edhe për dy profesorët e Fizikës, Baki Rexhepi i cili tash e tre vite organizon garat komunal edhe merr pjesë me nxënësit e shkollës në garat regjionale që mbahen në gjimnazin “Bore Stankoviq” të Vrajës duke zënë vendet e para si dhe profesoreshën Vjollca Rexhepi e cila sivjet ishte për herë të parë në garat regjionale me ç’rast dy nxënësit e saj fituan venin e parë dhe të dytë për vitet e treta.

Ka disa vite që nxënësit e shkollës së mesme “Sezai Surroi” kategorizohen me vende të para në garat regjionale të Fizikës, duke dëshmuar që kjo qendër arsimor me kapacitetet dhe mundësitë që ka, përkundër mungesës së teksteve mësimore po shënon rezultate pozitive.

Shpërndaje në: