Në shenjë respekti, drejtori i shkollës së memse Zejni Fejzullahu ndau mirënjohje për të gjithë anëtarët e Këshillit të Shkollës, sekretarin dhe Kryetarin e sindikatit të punëtorëve.
Anëtarë të Këshillit të shkollës nga radha e Këshillit të arsimtarëve:
- Abdulla Murati, kryetar (2013-2022),
- Fatlume Lutfiu (2013-2022) dhe
- Xheladin Mustafa (2013-2021), zëvendësoi Muhamed Jashari (2021-2022).
Nga radhët e prindërve:
- Arton Rashiti (2014-2022),
- Xheladin Xheladini (2018-2022) dhe
- Naser Limani (2014-2019), zëvendësoi Vjollca Shabani (2019-2022)
Nga radhët e vetëadministrimit lokal:
- Ismail Pajaziti, zëvendëskryetar (2018-2022),
- Agon Islami (2018-2022) dhe
- Shkëlzen Ademi (2018-2022).
Mirënjohje ju ndanë edhe:
- Femi Fejzullahu, sekretar dhe
- Hisen Saqipi, Kryetar i sindikatit të punëtorëve.
Me këtë rast drejtori potencoi rëndësinë e Këshillit dhe ishte mjaftë i kënaqur me punën dhe aktivitetin e anëtarëve të Këshillit gjatë tërë mandatit, domethënë gjatë katër viteve.
Këshilli ishte mjaftë konstruktiv, duke dhënë kontribut maksimal në mirëvajtjen e procesit arsimor.
Të gjithë anëtarët e Këshillit dhe pjesëmarrësit tjerë ishin të kënaqur me bashkëpunimin reciprok, kryerjen e detyrave dhe obligimeve të parapara me ligjin mbi sistemin e Arsimit dhe edukimit dhe rregulloret e punës në arsimin e mesëm.
Nga shërbimi i shkollës!