Me datë 22 dhe 23 prill 2024 u realizua trajnim me mësimdhënës e që është pjesë e projektit “Përmirësimi i aksesit të barabarte dhe përfundimi i arsimit parauniversitar për fëmijët që kanë nevojë për mbështetje shtesë arsimore “Mësojmë së bashku”, i cili realizohet bashkërisht nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, dhe UNICEF, me mbështetjen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi.
Qëllimi i trajnimit: është të fuqizojmë pjesëmarrësit për të planifikuar dhe realizuar mësimdhënie të diferencuar që mbështetet në mësimin dhe përparimin të çdo fëmije.
Ligjërues në këtë seminar ishin Fitore Salihi dhe Zeqir Jusufi.