Unioni i shkollave elektroteknike të Serbisë, Qendra shkollore “Nikolla Teslla” nga Vërshaci dhe Fondacioni Nordeus me datë 22 dhe 23 mars organizuan garë për novator të rinj Galaksija Kup, ku nxënësit nga 15 shkolla do të prezantonin punimet e tyre nga elektronika me temën “Pajisja e aplikueshme në të gjitha sferat e jetës”.
Në kuadër të garës u prezantuan inovacione të ndryshme nga nxënësit e shkollave të ndryshme, e gjithashtu shkolla jonë kësaj here ishte në cilësinë e mysafirit pasi nga muaji shkurt shkolla jonë është pjesë e rrjetit të Mejkers Lab. Edhe pse të ftuar si mysafirë këtë vit, nxënësit e shkollës tonë Andi Salihu kl. IV-6 dhe Durim Arifi kl. III-5 të dy nga drejtimi Elektroteknik i kompjuterëve nuk ishin duarthatë por prezantuan dy inovacione të punuara dhe të udhëhequra nga mentorët e tyre profesorët Mevlan Ramadani dhe Abaz Memeti.
Ky panair i mbajtur në Qendrën Shkollore “Nikolla Teslla” në Vërshac ishte një ngjarje shumë e rëndësishme edhe për ne si shkollë që të ndajmë përvoja me shkolla tjera nga i tërë vendi.