Nxënësi Qetin Aqifi u kualifikua në garat republikane

Me datë 23.04.2023 u mbajtën garat rajonale nga lënda e biologjisë.

Shkollën tonë e përfaqësuan tre nxënës, të udhëhequr nga profesori Hamdi Kamberi. Garat u mbajtën në shkollën e mesme të mjekësisë në Vranjë.

Në një konkurrencë me nxënësit e shkollave të mesme të rrethit të Pçinjës, nxënësit tanë arritën rezultate të kënaqshme.

Nxënësi Qetin Aqifi fitoi 87 pikë dhe arriti të kualifikohet në garat republikane. Rezultate të mira treguan edhe nxënëset Ana Mustafa dhe Rina Pajaziti.

Viti shkollor 2022/23 ishte më i suksesshmi sa i përket rezultateve që u arritën nga nxënësit tanë nëpër gara të ndryshme në nivel shtetëror!

Shpërndaje në: