Nga 29 prill deri më 3 maj është realizuar ekskursioni me 139 maturantë të vitit shkollor 2022/23, kujdestarët, mjeku, udhëheqësi i ekskursionit dhe drejtori i shkollës.
Vendosja e maturantëve dhe personelit u bë në “Kolaveri Resort” te Mali i Robit, në Durrës.
Udhëtimi ishte i rehatshëm, me ngarkesë në komunikacion nga hyrja në Milot.
Ditën e dytë vizituam qytetin e vjetër të Durrësit, ditën e tretë kryeqytetin Tiranën, ditën e katërt qytetin e Beratit dhe ditën e pestë bëmë vizitë qytetin e Krujës e fokus kishim Muzeun Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Gjatë kthimit rrugës shfrytëzuam rastin të pushojmë edhe në qytetin e Prizrenit.
Në bazë të vlerësimit të kujdestarëve dhe personelit tjetër, kjo ishte një nga gjeneratat më të mira, të cilët treguan sjellje të shkëlqyeshme gjatë tërë kohës!
Nga shërbimi i shkollës.