Pensionohet prof. Ilmi Ibraimi

Sot, në një ambient të ngrohtë mes kolegëve, familjarëve të profesorit Ilmi Ibraimi dhe me një koktej rasti plot emocione e kujtime, u shënua pensionimi i profesorit Ilmi Ibraimi, ixhinier i diplomuar i makinerisë.

Për afër tri dekada, profesori i nderuar Ilmi Ibraimi dha shembullin më të lartë të profesionalizmit, saktësisë, korrektësisë dhe përkushtimit në punë. Ai gjithashtu për një mandat ishte edhe drejtor i shkollës tonë.

Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij shumëvjeçar, shkolla e shpërbleu me një dhuratë simbolike – një orë dore me logon e shkollës, si kujtim i përhershëm i viteve të punës dhe dashurisë për profesionin fisnik të mësuesit.

Profesor Ilmiu do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë dhe kujtimeve të bukura të shkollës sonë.

Në emër të gjithë kolektivit, i urojmë pensionim me shëndet të plotë, vite të gjata e të lumtura dhe shumë gëzime me familjen!

Faleminderit profesor për gjithçka!

Shpërndaje në: