Profesori i Historisë Gëzim Selimi, me përkushtim i mëson nxënësit për kulturën dhe traditat shqiptare (foto)

Gëzim Selimi, profesor i historisë në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc po ruan me përkushtim kulturën dhe traditat shqiptare tek populli ynë. Selimi është një ndër profesorët më aktiv në lëndën e historisë duke i dhënë më shumë përparësi anës praktike se sa asaj të teorisë. Nxënësve të tij, ai iu mëson se cilat janë zakonet dhe traditat e tona shqiptare, si ti ruajmë ato dhe ti përvetësojmë.

Gjatë orës së mësimit ai i shpjegon në detaje veglat e punës tek shqiptarët që janë përdorur gjatë jetës së përditshme si në punë dhe ushqim.

Gëzim Selimi, magjistër i Historisë për LuginaPress tha se me kënaqësi e ushtroj këtë profesion dhe ndjej kënaqësi edhe më të madhe kur zhvilloj orën e mësimit me këta nxënës të rinj dhe zhvilloj orën e mësimit në praktikë, se si duhet të ruhet me fanatizëm kulturat dhe zakonet e tona shqiptare në vendin tonë. Sipas tij vëmendja është e madhe tek nxënësit ku janë kureshtar të dinë për të kaluarën e popullit tonë shqiptarë. Është për të përshëndetur kjo dhe për të përkrahur një angazhim i madh me aq kushte dhe mjete sa posedon kjo shkollë për ta praktikuar orën e mësimit në lëndën e historisë për kulturën dhe zakonet e tona shqiptare, që për fat të mirë tek ne akoma ruhen me fanatizëm.

LuginaPress

Shpërndaje në: