Parlamenti i nxënësve të shkollës së mesme “Sezai Surroi” organizoi kuizin e diturisë, ku morën pjesë trembëdhjetë ekipe dhe u zhvilluan shtatë xhiro. Në prezencën e shumë nxënësve, prindërve, arsimtarëve, përfaqësuesve të këshillit nacional dhe mediave, sot u mbajt finalja e Kuizit të diturisë, ku ekipe finaliste ishin paralelet I-3, drejtimi i mjekësisë dhe IV-3, drejtimi i gjimnazit. Nxënësit e të dy ekipeve treguan njohuri të duhura, por juria e përbërë nga Arta Hasani-Maksuti, koordinatore e projektit, Mensur Avdiji dhe Bukurije Boriqi, në bazë të pikëve të grumbulluara, shpallën fituese paralelen IV3.
Ekipi i paraleles I-3 përbëhej nga nxënësit Tringa Mustafi, Lation Mejdiji dhe Nejla Zeqiri, kujdestare e klasës është Besarta Aziri, ndërsa ai i paraleles IV-3 përbëhej nga Shaban Kasumi, Elsa Aliu dhe Lina Ebibi, me kujdestar Memet Dalipi.
Kuizi këtë vit shkollor u finansua përmes projektit të fituar nga mjetet e dhëna nga Qeveria e Kosovës, të ndara përmes KNSH-së.
Në fund, drejtori i shkollës Zejni Fejzullahu, pasi përshëndeti të pranishmit, uroi ekipet fituese dhe për gjashtë finalistët, kryetarin e parlamentit Florent Latifi, fotografen Alina Mustafi dhe nxënësen Arnisa Maksuti, e cila regjistroi pikët e fituara, ndau nga një dhuratë. Ai ceku se tradita duhet vazhduar me organizimin e kuizit edhe në të ardhmen. Në fund falemenderoi të gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtij projekti, posacërisht jurinë për përpilimin e pyetjeve dhe realizimin e kuizit me metoda profesionale.
Vendi i parë u shpërblye me 300 euro, ndërsa vendi i dytë me 180 euro.
Nga shërbimi i shkollës!