Në këtë eveniment me rëndësi poetike, morën pjesë dhe lexuan poetët e Shoqataës së Shkrimtarëve “Feniks” të Luginës, Avni Shaqiri, Halim Hasani, Nehat Ramizi dhe Tomorr Kelmendi të cilët lexuan poezitë përkushtimore për nder të Ditës Botërore të Poezisë, duke lexuar e recituar poezitë më të mira të krijimtarisë së tyre letrare dhe duke i entuziazmuar nxënësit me poezitë e bukura dhe emocionuese të tyre.
Në një atmosferë shumë të ngrohtë miqësore edhe nxënësit e shkollës sonë lexuan disa poezi të zgjedhura për nder të Ditës Botërore të Poezisë dhe Ditës së pranverës dhe të Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks, si; Dalina Qazimi, Albin Duraku, Tuana Zahiri dhe Hazbije Shabani.
Ndërkaq, do theksuar se përmes këtij manifestimi letrar në përkushtim të Ditës Botërore të Poezisë u inkurajuan nxënësit e shkollës sonë për t’u marrë me poezi dhe krijimtari, që ata t’i afirmojnë vlerat kulturore, letrare e kombëtare.