Aprovimi i planit global të punës së shkollës për vitin shkollor 2023/2024

Plani global i punës së shkollës është një prej dokumenteve kryesore dhe më voluminoze që duhet të përpilohet nga komisioni i emëruar nga drejtoria e shkollës e që janë bashkëpunëtorët profesional, arsimtarët e aktiveve profesionale si dhe arsimtarë të tjerë.

Ky dokument ka filluar të punohet që nga muaji gusht i vitit të kaluar e definitiv ka përfunduar më datë 12 shtator 2023 pas një pune intensive.

Gjithashtu, plani global i punës është vazhdimësi i planeve nga vitet e kaluara shkollore duke bërë korrigjimet e nevojshme dhe duke eliminuar ndonjë anomali nga gabimet teknike që u evidentuan. Ai përmban 168 faqe.

Komisioni që përpiluan planin ishte me këtë përbërje:

  • Admir Nazifi, drejtor,
  • Bujar Mustafi, ndihmës drejtor,
  • Bukurije Boriçi, psikologe,
  • Abaz Memeti, arsimtar,
  • Besart Jakupi, arsimtar,
  • Elhan Murati, arsimtar dhe
  • Hamdi Kamberi, arsimtar.

Me datë 13 shtator 2023 plani global i punës është miratuar nga organet e shkollës, kolegjiumi pedagogjik dhe këshilli i arsimtarëve e me datë 15 shtator 2023 u aprovua edhe nga këshilli i shkollës.

Klikoni në butonin e mëposhtëm për të parë dokumentin në tërësi.

Shpërndaje në: