Pensionohet kontabilisti i shkollës Shenasi Shabani

Pas më shumë se dy dekada punë sistematike, të palodhshme dhe të përkushtuar si kontabilist në shkollën tonë, në moshën 65 vjeçare i dha fund karrierës së tij si shef i kontabilitetit në shkollën e mesme ”Sezai Surroi” në Bujanoc.

Kontributi i tij në financa fillon qysh herët por që nga viti 2003 angazhohet në shkollën e mesme ”Sezai Surroi” në Bujanoc, duke u përballur me sfida të ndryshme sa i përket udhëheqjes me financat e shkollës.

Në shenjë respekti dhe nderimi për kontributin e tij prej më se dy dekadash u.d. drejtori i shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, Admir Nazifi me bashkëpuntorët dhe gjithë kolektivin e shkollës, kanë falënderuar përzemërsisht Shenasin për angazhimin e mirëfilltë të tij, dhënë këtij tempulli të diturisë. Kolektivi i shkollës së mesme ”Sezai Surroi” në Bujanoc, i uron pensionimin shefit të kontabilitetit që së pari të ketë shëndet të mirë dhe pensionim të rehatshëm gjatë jetës së tij.

Nga shërbimi i shkollës

Shpërndaje në: