Ushtruesi i detyrës së drejtorit Admir Nazifi merr pëlqimin për drejtor të shkollës edhe nga Këshilli i shkollës

Sot u mbajt mbledhja e Këshillit të shkollës, organi më i lartë i këtij institucioni arsimor, ku në rend dite ishte votimi për drejtor, e me votim te fshehtë u deklaruan për kandidatët për drejtor të shkollës me mandat katërvjeçar.

Për postin e drejtorit konkuruan dy kandidatë, Admir Nazifi, ekonomist i diplomuar dhe Hisen Saqipi, profesor i gjuhës frënge.

Nga gjithsej 9 anëtarë me të drejtë vote, votuan 9 dhe ate: Admir Nazifi mori 6 vota, ndërsa Hisen Saqipi mori 3 vota. Nuk pati vota të pavlefshme.

Këshilli i shkollës jep mendim për zgjedhjen e drejtorit.

Përzgjedhja e drejtorit bëhet nga Ministri i arsimit, shkencës dhe zhvillimit teknologjik.

Nga shërbimi i shkollës!

Shpërndaje në: